Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit. Aksidenti ndodhi në rrugën pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka pësuar dëmtime të rënda. Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarja për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.
Postime te ngjashme
Add A Comment