Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prençi: Dumani si SHBA në Shqipëri, PD ”qelb” vendin me shpifje

18:17 / January 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shemsi Prenci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi thotë se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është një nga njerëzit më të ndershëm që ka njohur sistemi i drejtësisë. Ai i bëri thirrje Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së që të ndalin akuzat ndaj Dumanit, pasi sipas tij, po ‘qelbin’ Shqipërinë me këto shpifje.

”Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të PD që sulmojnë Altin Dumanin, duke ia quajtur edhe zyrën 28 metra katror apartament dhe garazhin 16 metra katror apartament, janë në lajthitje. Sepse për një opozitë të mirëfilltë me një program që pret të vijë në pushtet, SPAK dhe BKH duhet të jenë aleat, jo armiq.

Berisha është edhe vetë shumë i mençur, i këshillon edhe këshilltarët ndonjëherë. Por është në të shtrembër kur sulmon SPAK dhe sidomos Altin Dumanin. Të jesh i bindur, unë jam bashkëkohës në punë, unë si drejtor Policie, ndërsa Altin Dumani si kreu i Prokurorisë së një rrethi apo i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur vetë Sali Berisha, vetë qeveria e Sali Berishës e ka trajtuar të pastrehë dhe ka rezultuar i pastrehë Altin Dumani dhe ka marrë kredinë.

Unë e mbaj mend momentin, kohën, shqetësimin, sepse ishte një njeri që jetonte me qira. Të gjitha ato që ia numërojnë sot Dumanit për apartamente, nuk bëjnë as sa një dhomë e një politikani po t’i bësh bashkë. Berishës i them mbylle këtë kapitull se keni qelbur Shqipërinë. Altin Dumani është SHBA në Shqipëri, është njeriu më i ndershëm që ata kanë pikasur këtu”, tha Prençi në ”A2cnn”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.