Një aksident automobilistik me tre të plagosur ndodhi në Qafë Tobli, në rrugën nacionale Kukës-Krume.
Një kamion dhe një automjet janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjerëve njëri prej të cilëve fëmijë.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit, burime të tëcilit thonë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e policisë rrugore dhe nga këqyrja paraprake, mësohet se automjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin nga prania e lagështisë në rrugë duke u përplasur me automjetin tjetër kamionçinë
