Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e së dielës në aksin Korçë-Maliq.
Në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri prej të cilëve kamionçinë e tjetri veturë, duke lënë të plagosur pasagjerin e mjetit tip “Golf”.
E plagosura është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës ku burime të siguruara thanë se nuk ka rrezik për jetën.
Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
