Një aksident me pasoje vdekjen, raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, në zonën e Kombinatit, para komisariatit, në Tiranë.
Sipas burimeve në aksident është përfshirë një kamion dhe një motor, ku drejtuesi i motomjetit ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e plagëve të marra. Nuk janë identifikuar ende autori dhe viktima./abcnews
