Pak minuta më parë pranë zonës së Brrylit, pranë Iranianit në Tiranë, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
