Policia e Tiranës bën të ditur se një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një furgon.
Sipas informacioneve paraprake gjatë shkarkimit të produkteve ushqimore në një dyqan furgoni ka kryer manovër kthimi pas duke e lënë të vdekur të moshuarin i cili nuk është identifikuar ende.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
