Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Dy automjete tip “Volkswagen” dhe tip “Opel” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjere, shtetaset F. H. dhe Sh. H., të cilat kanë shkuar në spital për kryerjen e ekzaminimeve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.