Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë – Laç.
Nga të dhënat që vijnë nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se janë përplasur dy automjete në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Njëra nga makinat e përplasura ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar dhe tetë automjete të tjera.
Nga aksidenti ka mbetur I plagosur një person I cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
