Një automjet i llojit ‘Mercedez Benz’ është aksidentuar ditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe në pamjet, mjeti ka pësuar dëme të mëdha, ndërkohë nuk dihet nëse ka të plagosur nga ngjarja.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që mësohet se paraprakisht është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte.
