Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, një i plagosur. Trafik i rënduar në drejtim të Fierit

09:55 / July 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fuier sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve është plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore pranë zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit” në Divjakë, ndërsa një minifurgon që po udhëtonte në drejtim të Fierit nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar duke krijuar radhë disa kilometra në korsinë drejt Fierit.

Sipas mjekëve, drejtuesi i automjetit tip Volkswagen ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kryqëzimi pranë “Pushimit të Shoferit” konsiderohet prej kohësh një nga pikat problematike të autostradës Lushnjë–Fier. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për mungesën e mbikalimeve, investim që ende nuk është realizuar që prej ndërtimit të kësaj autostrade.

Aksident Lushnje-Fier trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.