Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të premteje në autostradën Vlorë-Fier.
Policia njofton se 33-vjeçari me iniciale K.L., teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e këtij aksidenti, i riu ka marrë disa dëmtime, dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.