Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë drejtuesi i motoçikletës, L.M., 62 vjeç është plagosur rëndë por më pas ndërroi jetë në spital pasi nuk i mbijetoi plagëve të mara.
“Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë”, thotë policia. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.