Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një askidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushë.
Mësohet se një autoveturë ka përplasur një biçikletë. Për pasojë, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
