Dy persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së makinave në një incident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.30 tek kryqëzimi i Laknasit në Tiranë.
Të plagosur janë drejtuesi i një mjeti dhe pasagjeri në të, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
