Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë rreth orës 16:50. Mjeti me drejtues personin me iniciale A.L., ka përplasur një person tjetër me biçikletë.
Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte makina.