Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë është lënduar njëri nga shoferët. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime shtetasi G. K. dhe K. M.(pasagjer). Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.