Një makinë ka përplasur një këmbësor këtë të martë në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në “Rotondon e Savrës”, rreth orës 17:20.
Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari, shtetasi me iniciale A.Ç., 87-vjeç, është transportuar me urgjencë në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
“Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.