Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë fshatit Vashtëmi në Maliq. Sipas burimeve të para zyrtare një mjet tip “benz” është përpasur me një traktor. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit bujqësor i cili është dërguar menjëherë në spital.
Sakaq, drejtuesi i Benzit është shoqëruar në polici për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:20, pranë fshatit Vashtëmi, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe mjeti bujqësor tip traktor me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
