Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Në aksident është përfshirë një mjet tip Mercedes Benz dhe një BMW luksoze.
Nga përplasja e fortë në vendin e ngjarjes janë mbledhur dhjetëra banorë të zonës, ndërsa trafiku është rënduar.
