Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peshkopi. Shtetasi i identifikuar me iniciale F.S., ja humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Ai ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Dibrës, duke përplasur edhe punonjësin e sigurisë. Sipas policisë, punonjësi i sigurisë me iniciale G.D. ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shoferi i automjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.
Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.