Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Urakë. Dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë për në spital.
Siç shihet në foto, një nga makinat e aksidentuara është një Mercedes Benz C Class.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit apo kush janë personat e lënduar nga kjo përplasje.