Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar” në rrugën e Arbrit.
Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.
