Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelene në afërsi të fshatit Shtëpëz, në orët e para të mëngjesit sot.
Shoferi i mjetit tip Toyota me Targe ATK 3603 ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.
Si rrjedhojë makina është përmbysur, ndërkohë drejtuesit i mjetit Erfjan Menga është lënduar ne krahë dhe është çuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se shoferi është jashtë rrezikut për jetën.