Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Melgushë, Vau i Dejës.
Një automjet tip Porsche, i cili drejtohej nga një 20-vjeçare, ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë lënduar shoferja dhe dy pasagjeret, njëra prej të cilave është nga Ukraina.
Të rejat u dërguan në spital dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
