Një aksident është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës ku një makinë ka përplasur një motor, e për rrjedhojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, ende i paidentifikuar. Ai është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
