Një aksident është shënuar në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Maminas rreth orës 08.55, ku një prej mjeteve është përmbysur pas përplasjes.
Për pasojë është plagosur pasagjerja në njërin prej mjeteve, e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën të ditur policia.
