Një 17-vjeçar ka aksidentuar rëndë një këmbësore dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”, në rrugën “Besim Alla”. Mësohet se këmbësorja e moshës rreth 50 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
