Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku automjeti ka përplasur një këmbësor në rrugën “Don Bosko” të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa dyshohet se i plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur.
Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkaq,policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
