Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë mëngjesin e sotëm pasi janë përplasur dy mjete. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Vorës.
Tiranë/Informacion paraprak
Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
