Dy automjete janë përplasur rreth mesditës në afërsi të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
