11 persona kane humbur jeten si pasoje e një aksident të rëndë trafiku në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.
Autobusi me targa polake doli jashtë rrugës nga Brezniçki Hum për në Komin, në drejtim të Zagrebit, rreth orës 05:30. Te plagosur mbeten 34 persona. Megjithate, shifrat e raportuara nga mediat vendase nuk jane konfirmuar ende ne rruge zyrtare.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërsa në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset.