Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksidentet rrugore në janar-shkurt 2025 shënuan rënie

13:15 / March 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2041 jpeg 1024x604 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2025 ka nisur me ulje të ndjeshme të numrit të aksidenteve rrugore. Pas janarit, edhe shkurti ka shënuar më pak aksidente sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas INSTAT, në muajin shkurt kanë ndodhur 88 aksidente rrugore në Shqipëri duke rezultuar në 122 persona të aksidentuar, përfshirë të vrarë dhe të plagosur.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2025, numri i aksidenteve rrugore ka pësuar një ulje prej 21,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 81,8% të aksidenteve, shkaqet kryesore janë të lidhura me sjelljen e drejtuesve të mjeteve. Grupmoshat më të prekura nga aksidentet janë ata të moshave 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç, duke zënë secila nga 23,9 % të numrit të aksidenteve.

Dita e enjte ka regjistruar numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit shkurt, me 20,5%, ndërsa dita e diel ka qenë dita me numrin më të ulët të aksidenteve, me 9,1%. Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 19,3% të aksidenteve gjithsej.

Pavarësisht uljes së numrit të aksidenteve në krahasim me vitin e kaluar, akoma mbeten shumë faktorë që kërkojnë vëmendje për të reduktuar më tej numrin e aksidenteve dhe për të rritur sigurinë rrugore.

aksidente grupmosha Instat renie Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Vaji i ullirit nuk po shitet, ankohen fermerët: Shitet i falsifikuari, prodhimi ynë po mbetet stok

12:28 / December 4, 2025

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

07:58 / December 4, 2025

Tre vitet e Dumanit në SPAK, sukses apo propagandë?!

21:49 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.