Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksidentet, zgjidhje me mirëkuptim mes shoferëve – Nëse dëmi është më i vogël se 30,000 lekë, drejtuesit do plotësojnë vetë formularin

16:21 / May 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesit e mjeteve do kenë mundësinë të zgjidhin në mënyrë miqësore dhe me mirëkuptim rastet e dëmtimeve më të vogla se 30 mijë lekë, pa iu drejtuar organeve të rendit për të përcaktuar fajtorin. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka hedhur për konsultim public formularin e njohur si “Raporti Evropian i Aksidenteve” i cili do të plotësohet nga drejtuesit e përfshirë në aksidente nëse ata gjejnë gjuhën e përbashkët.

Bazuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident rrugor për dëmet ndaj pronës me vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë “Raportin Evropian të Aksidenteve”. Nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Formulari përmban disa kuti të cilat shpjegojnë rrethanat e ndodhjes së aksidentit, si, nëse mjeti ishte në lëvizje, i parkuar, ndërronte korsi, godiste mjetin tjetër, apo lëvizte në mënyrë të gabuar.

Raporti, i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve, nënkupton që ngjarja ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. “Raporti Evropian i Aksidenteve” i bashkëlidhet kërkesës për dëmshpërblim, e cila trajtohet nga shoqëria e sigurimit. Për dëmet me vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve duhet patjetër të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.