Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti regjistruar këtë të shtunë në aksin Haizaj–Spille.
I mituri është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 38-vjeçar.
Shoferi ka përfunduar në pranga, ndërsa 12-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.