Taulant Gjoka, shefi i qarkullimit në Tiranë tha se nuk përjashtohet pista e shpejtësisë, në aksidentin e rëndë në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa makina.
“Është shpejt për të dalë në një përfundim në lidhje me shkaqet e aksidentit, Grupi hetimor po kryen veprimet e duhura. Disa drejtues mjeti që janë në vendngjarje po kontrollohen, po merren të dhënat, dhe sigurisht po testohen edhe për nivelin e alkoolit, ndërsa ata që janë në spital, sapo të mbarojnë me ndihmën e parë do testohen. Dëmet janë të konsiderueshme, ka vend për të dyshuar per një shpejtësi.” u shpreh Gjoka.