Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest shtëpie për 39-vjeccare Ankela Mulleti, drejtuesja e mjetit ku u aksidentua për vdekje “Xubi” i Yzberishtit.
Ajo akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht, ku Fatmir Avdillari me shpejtësi marramendëse me motor u përplas me mjetin tip Toyota të Ankela Mulletit.
E reja nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorrit Suzuki me të cilin udhëtonte Avdillari.
Më pas motorri u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’.
Dëmtime ka pësuar edhe shkaktarja e këtij aksidenti, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë
