TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shifra rekord dërgesash nga emigrantët gjatë vitit 2022

13:50 / March 27, 2023

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama: Rritja e pagës minimale na detyron të rrisim dhe pagat e tjera

13:43 / March 27, 2023

Eksperti paralajmëron një tjetër rajon me rrezik të lartë sizmik

13:38 / March 27, 2023

Financimi rus, Berisha: PD s’ka asnjë qindarkë në arkën e saj

13:27 / March 27, 2023

Presidentja greke tregon nëse Athina do të njohë pavarësinë e Kosovës

13:22 / March 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Aksidenti me mbi 50 të vdekur në Greqi, kryeministri Mitsotakis kërkon përshpejtim të hetimit

19:58 / March 6, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje Gjykatës Supreme të shtetit që të përshpejtojë hetimet lidhur me aksidentin vdekjeprurës mes dy trenave, që la të vdekur të paktën 57 persona dhe nxiti protesta në mbarë vendin.

“Populli grek kërkon një sqarim të menjëhershëm lidhur me incidentet kriminale të lidhura me këtë aksident tragjik”, shkroi Mitsotakis në letrën dërguar gjykatës.

“Ju kërkoj që t’i jepni prioritet këtyre rasteve, dhe nëse është e duhur, të kryeni hetimet më të thella për të kuptuar se çfarë ndodhi” dhe nëse “ka pasur gabime në sistemin e sektorit të hekurudhave” që mund të përbëjnë vepra penale, tha ai.

Në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Larisa të Greqisë, janë konfirmuar edhe katër shtetas shqiptarë ose me origjinë shqiptare.

Me Qeverisë greke që po kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet e prillit, ky vendim i Mitsotakis po shihet i domosdoshëm që të ulë zemërimin e publikut, pasi hetime të tilla në Greqi mund të marrin disa vite kohë.

Përplasja e trenave të pasagjerëve ndodhi në Greqi të martën e kaluar dhe në bordin e tyre ishin mbi 350 pasagjerë, shumica prej të cilëve studentë.

Ky aksident nxiti protesta masive në disa pjesë të shtetit dhe protestuesit u përleshën me policinë. Më 5 mars, në Athinë mbi 12.000 persona protestuan.

Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë teknike Greqisë për modernizimin e hekurudhave.

Autoritetet greke fillimisht ia lanë fajin “gabimit njerëzor” për këtë aksident, përkatësisht fajësuan shefin e stacionit që ishte në ndërrim në kohën e përplasjes së trenave.

Por, sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë thënë se vazhdimisht kanë paralajmëruar operatorin e trenave, Hellenic Train, lidhur me problemet e sigurisë dhe kanë fajësuar Qeverinë se nuk ka keqmenaxhuar rrjetin e hekurudhave nuk ka ndërmarrë reforma për të ofruar më shumë siguri, gjë që sipas tyre ka çuar në aksidentin fatal./ Rel

aksidenti Greqi të vdekur
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Eksperti paralajmëron një tjetër rajon me rrezik të lartë sizmik

13:38 / March 27, 2023

Presidentja greke tregon nëse Athina do të njohë pavarësinë e Kosovës

13:22 / March 27, 2023

Vendi më i shtrenjtë në Europë, mbyll vitin e tretë me transport falas

09:20 / March 27, 2023

Dyshimet për bombë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, zëdhënësja e policisë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

23:13 / March 26, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Sulmin ndaj Top Channel, ambasada e SHBA-së: Të kryhet hetim gjithëpërfshirës

11:56 / March 27, 2023

Sulmi në Top Channel me viktimën rojen, Prokuroria e Tiranës po heton në dy pista

10:42 / March 27, 2023

Detaje të reja nga sulmi në Top Channel

10:10 / March 27, 2023

Vritet roja në TCH, Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigje nga agjencitë ligjzbatuese

08:55 / March 27, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Shifra rekord dërgesash nga emigrantët gjatë vitit 2022

13:50 / March 27, 2023

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama: Rritja e pagës minimale na detyron të rrisim dhe pagat e tjera

13:43 / March 27, 2023

Eksperti paralajmëron një tjetër rajon me rrezik të lartë sizmik

13:38 / March 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.