Policia ka identifikuar një nga dy viktimat që humbi jetën në një aksident në Kolonjë të Lushnjës, medsitën e sotme. Burri quhet Xhezmi Oshafi, 68 vjeç, kurse gruaja në makinë ende nuk është identifikuar.
Makina e tyre Toyota ka rënë përmbys në kanal në rrugën dytësore Kolonjë – Bubullimë
NJOFTIMI
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
