Policia e Lezhës bën të ditur se shkon në tre numri i viktimave të aksidentit tragjik në aksin rrugor Milot-Mamurras. Trupi i Nikoll (Dritan) Gjonit nga Gjegjan i Pukës është gjetur i pajetë pas kërkimeve intensive nga polumbarët.
Aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës, në aksin Milot-Mamurras, në afërsi të pikës së betonit “Kotica”. Një mjet tip Toyota me targa “AB365BX”, ka dalë nga rruga është përplasur me traversat e rrugës, dhe ka përfunduar në kanal me ujë.
Lexo edhe- Aksident në aksin Milot-Mamurras, dy viktima
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë.
Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e dy viktimave më herët.
