Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare makina që ka shkaktuar aksidentin, po transportonte një të sëmurë dhe ka kaluar semaforin me të kuqe.
Për pasojë ka përplasur një këmbësor dhe dy mjete të tjera. Për pasojë këmbësorja 23-vjeçare është plagosur dhe është në spital nën kujdesin e mjekëve.
Lexo edhe- Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset këmbësori dhe një tjetër person
NJOFTIMI
Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
