Një prej të plagosurve nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Shkallët e Tujanit” ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të mara.
Bëhet fjalë për 73-vjeçaren Defe Kaloshi, nënën e drejtuesit të mjetit që humbi kontrollin. Pasagjeri tjetër në mjet, Hider Daci, ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë në gjendje të rëndë është pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 të së dielës ku makina ishte duke qarkulluar në një zonë që është kantier ndërtimi. N.K humbi kontrollin e makinës.
Drejtuesi i mjetit nderkaq eshte vene ne pranga. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)”, ben te ditur policia.
