Një aksident ka ndodhur pak më parë tek kryqëzimi i “Ali Demit” në Tiranë.
Mësohet se janë përplasur dy makina dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.