Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi sot në qendër të Tiranës. Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident. Nga testet e kryera ka rezultuar se asnjëri prej drejtuesve nuk ka qenë nën ndikim alkooli apo droge.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.Xh, 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M.S, 35 vjeçe; G.P, 27 vjeç dhe V.P, 27 vjeç; O.G, 52 vjeç dhe J.C, 31 vjeçe, D.N, 27 vjeç, K.A, dhe E.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.