Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak momente më parë në aksiden Levan-Tepelenë. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar me urgjencë policia dhe ambulanca. Hetuesit ndërkohë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.