Po jetonin një përrallë dashurie por ëndrrat iu prenë në mes nga aksidenti tragjik. Ajo modele e njohur shqiptare, ndërsa ai një fotograf me emër.
Ngjarja e rëndë që u mori jetën ndodhi pasditen e të dielës në Collatino, nga perplasja e motorit Piaggio Liberty 125 në të cilën udhëtonte çifti dhe nje makine Mercedes.
Christian Milo, 30 vjeç, një fotograf i modës i njohur nderkombetarisht vdiq menjehere, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeçare, vdiq pak pasi u transportua drejt spitalit.
Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe fotografi u dashurua menjehere me te.





