Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në Rusi.
Ka shkuar në 16 numri i personave që kanë mbetur të vdekur, pasi një minibus dhe dy kamionë janë përplasur.
Ngjarja ndodhi në rrethin rus Nikolaevsky në rajonin Ulyanovsk.
Ndërsa tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, bëri me dije nëpërmjet një reagimi në Telegram, guvernatori i rajonit të Ulyanovsk, Alexei Ruskikh.