Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Andi Mithi, 33-vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, ku humbi kontrollin e makinës, duke u kthyer përmbys.
Nga aksidenti i rëndë, 6-vjeçari Orhan Mithi, ndërroi jetë në vend.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe bashkëshortja e tij Albana Mithi 34 vjeçe, dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
