Pesë anëtarë grekë të misionit të ndihmave humanitare kanë humbur jetën në një aksident teksa ishin nisur drejt Libisë, ku përmbytjet masive u kanë marrë jetën rreth 11 mijë njerëzve.
Aksidenti i përplasjes mes autobusit që transportonte misionin humanitar grek dhe kamionit me familjen libiane ndodhi në kilometrin e 85-të të rrugës nga Bengazi në Bayda.
Forcat e Armatosura kanë shpallur tre ditë zie kombëtare.