Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hapet ndërtesa e re e Ambasadës amerikane në Mal të Zi

20:50 / April 25, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
mal i zi
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Podgoricë u hap zyrtarisht ndërtesa e re e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo ndërtesë përfaqëson respektin ndaj Malit të Zi dhe është ndërtuar me gur nga Nikshiqi”, tha gjatë ceremonisë së hapjes ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

Ajo shtoi se SHBA-ja merr vendime të vështira për çështje të sigurisë, energjisë dhe ekonomisë.

“Vendimet e vështira që marrim do të sjellin prosperitet për Amerikën, Malin e Zi dhe për të gjithë komunitetin demokratik”, tha Rising Reinke.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se hapja e ndërtesës së re të Ambasadës amerikane tregon përkushtimin e SHBA-së ndaj Malit të Zi.

“Kjo ngjarje nuk është vetëm ceremoniale, është shumë më e rëndësishme se kaq. Parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë formësojnë partneritetin tonë”, theksoi ai.

Ai tha se, kur Mali i Zi të bëhet anëtari i radhës i Bashkimit Evropian, Amerika do të ketë edhe një mik tjetër në familjen evropiane.

“Edhe pse ndryshojmë gjeografikisht, vlerat tona janë të njëjta”, tha Millatoviq.

Drejtoresha e Zyrës Amerikane për Ndërtimin e Objekteve Jashtë Shtetit (OBO), Patricia Lesina, tha se ndërtesa e re e Ambasadës përfaqëson një investim të qëndrueshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ky projekt përfaqëson një investim të madh ekonomik lokal prej rreth 71 milionë dollarësh”, theksoi Lesina.

Qeveria amerikane ka investuar 264 milionë dollarë në ndërtimin e pjesës së parë të kompleksit të ri, bëri të ditur Ambasada. Në fazën e dytë, e cila është në zhvillim e sipër, parashihet që deri në vitin 2027 të ndërtohen edhe dy objektet e mbetura.

Ndërtimi ka filluar në vitin 2020.

Kompleksi i ri, i projektuar sipas standardeve më të larta të efikasitetit dhe sigurisë, pasqyron përkushtimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj Malit të Zi, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Mal të Zi.

ambasada

Ambasada amerikane Hapet Mal i ZI ndertesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

22:16 / May 19, 2025

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaje kërcënojnë me sanksione Izraelin

21:27 / May 19, 2025

Mbreti Charles i dërgon mesazh mbështetjeje Joe Biden në luftën kundër kancerit

20:44 / May 19, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërcënohet me jetë

19:37 / May 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.